Kjo është metoda më e mirë për shpërndarjen e kremit pudër

Kjo është metoda më e mirë për shpërndarjen e kremit pudër

Në rrjetet sociale duket se çdokush me disa mijëra ndjekës është i aftë të krijojë aq zhurmë rreth diçkaje saqë kjo e fundit të shndërrohet në trend e të ndiqet edhe me nga shume njerëz.

Kemi parë njerëz të shpërndajnë makeup-in me prezervativ, me mbështjellësin e telefonit apo me shollën e këpucës, por kjo nuk do të thotë që gjithçka që qarkullon në rrjet është e aplikueshme apo e rekomandueshme.

Sa i përket grimit, ekspertët janë kundër këtyre teknikave të reja të vlogereve dhe pohojnë se mënyra më e mirë për të aplikuar kremin e pudrës është me gishta.

Nëse pyesni veten përse, kur të gjithë janë duke përdorur furçat e makeup-it apo sfungjerët, makeup artistët pohojnë se nxehtësia e mollëzave të gishtave do të bëjë të mundur një përhapje më homogjene të kremit pudër pasi, është kjo nxehtësi që e bën më kremoze përbërjen e kremit apo qoftë dhe buzëkuqit nëse zgjidhni ta aplikoni me gishta.

Shpërndaje në: