Efektet anësore të piercingut!

Efektet anësore të piercingut!

Në javët që pasojnë pas bërjes së piercingut lëkura mund të ketë disa reagime.

Mbani mend se mos respektimi i këshillave të dhëna nga personi që bën piercing është burimi kryesor i komplikacionit.

Këtu janë disa shembuj të fenomeneve me të cilat ju mund të përballeni:

Gjatë 3 javëve të para pas bërjes së piercingut është normale të keni skuqje të zonës rreth tij dhe rrjedhjen e një lëngu limfatik. Nëse skuqja zgjat më shumë se 4 javë atëherë duhet të bëni një kontroll.

Infeksioni: është e rëndësishme të mos ngatërroni inflamacionin dhe infeksionin. Infeksionet janë shumë të rralla dhe mund të ndodhë për disa arsye.
Shkaqet kryesore të infeksionit janë:

  • Prekja e piercingut me duart e pista
  • Mungesa totale e kujdesit të rekomanduar nga personi që bën piercing.

Një pircing i infektuar është:

  •  I dhimbshëm kur e prek
  • I kuq në një zonë të gjerë
  •  I ënjtur dhe i nxehtë rreth zonës së shpuar

Alergjia: ky reagim mund të shkaktohet nga sensibiliteti i lartë i lëkurës apo edhe nga një mungesë e tolerancës ndaj bizhuve.
Një reaksion alergjik nënkupton:

  • Skuqje,
  • Ënjtje të lëkurës,
  • Kruajtje,
  • Fluksi i një lëng transparent apo qelb.

Shpërndaje në: