Si të vendosni hijen e syve si një profesioniste! (Video)
Aplikimi i pluhurave dhe lyerja e syve nuk është aq e lehtë sa mendoni dhe këtë gjë e vërtetoni pasi merrni mundimin të lyeni sytë si një profesioniste.
Një paletë makeup-i ka të paktën 3 nuanca dhe pa parë disa video në internet vështirë se mund të grimoheni bukur.
Në fillim duhet aplikuar ngjyra më e hapur, bishti i syrit duhet theksuar me ngjyrën më të fortë, nën vetull duhet pak pluhur shkëlqyes… ehh sa thjeshtë ngjan në teori, por në praktikë , duket se jo të gjitha shkëlqejmë!
Për t’jua bërë sa më të lehtë ne do ju tregojmë një video ku edhe ju mund t’i ndiqni këta hapa dhe të grimoheni si një profesioniste e vërtetë!