Kujdes si po i pastroni bebet tuaja, ky gabim po e vë në rrëzik shëndetin e tyre!

Kujdes si po i pastroni bebet tuaja, ky gabim po e vë në rrëzik shëndetin e tyre!

Pjesa më e madhe e fëmijëve pëlqejnë të bëjnë dush të rrethuar nga rosakët e tyre apo lodrat e tjera prej gome. Ato mund të shërbejnë për argëtim, ose për të kapërcyer frikën e ujit, por a ju kishte shkuar mendja se mund të jenë të dëmshme?

Në fakt, një studim nga Instituti Federal Zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë zbulon se këto lodra mund të përbëjnë habitat ideal për bakteret dhe mikrobet.

Hulumtimi zgjati 11 javë dhe u krye duke përdorur lodra të reja dhe të përdorura.

Autorët kryen disa eksperimente: ata kanë vendosur lodrat në ujë të ndotur dhe të pastër, në ujë që përmban sapun dhe shampo. Më pas, ata i prenë lodrat dhe i analizuan në laborator. Qëllimi ishte të shihej nëse ekspozimi ndaj ujit gjatë banjës mund të krijonte ndotje të rrezikshme.

Analiza e rezultateve tregoi se në të vërtetë lodrat që zakonisht përdoren gjatë banjës, siç janë rosat prej gome mund të kontaminohen.

Në sipërfaqet e brendshme, ekspertët vërejtën mes 5 dhe 75 milion qeliza për centimetër katror. Në 80% të lodrave që janë zbuluar baktere dhe organizma që gjenden në infeksionet spitalore.

Megjithatë mund të shohim dhe anën e mirë sepse ato forcojnë sistemin imunitar të fëmijës. Për të shmangur rreziqet, mund të jetë i dobishëm zëvendësimi i lodrave të vjetra me ato të reja.

Shpërndaje në: