Një smoothie që do e rinoj lëkurën tuaj për 10 vjet
Çdo gjë që hani dhe pini kontribuon në pamjen tuaj të jashtme. Lajmi i mirë është se të ngrënit në mënyrë të shëndetshme për t’u dukur 10 vite më e re nuk ka qenë kurrë më e lëhtë.
Filloni të përfshini në dietën tuaj ushqime si trangulli, manaferrat, domatet dhe shumë shpejt do të shihni sesi do të shkëlqejë lëkura juaj.
Receta e mëposhtme do t’ju mbajë të hidratuar dhe do i japë shkëlqim lëkurës suaj.
Kjo gotë kombinon spinaqin me boronicat të pasura me antoksidantë që parandalojnë dëmtimet nga radikalet e lira dhe rrit prodhimin e kolagjenit.
Përbërësi sekret është arra e Brazilit që përmbajnë selen, përbërës (i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës), plus acidet yndyrore omega-3 dhe vitaminë E (të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës) dhe bakër (që ndihmon në prodhimin e melaninës)
Përbërësit:
1 filxhan ujë kokosi
1 filxhan spinaq të grirë
1 filxhan boronica të freskëta ose të ngrira
1 portokalli
2 Arra Brazili
Në një blender përzieni të gjithë përbërësit derisa të arrihet konsistenca e dëshiruar.
Konsumojeni 3 herë në javë dhe do i shihni rezulatet!