Zhdukni aknet brenda natës si me magji, krejt çka ju duhet është ky përbërës!
Aknet duket se dalin nga hiçi, por në fakt janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shfaqjen e tyre. Mungesa e higjienës, produktet e makeup-it , prekja e vazhdueshme e lëkurës, agjentët ndotës etj.., ndikojnë në cilësinë e lëkurës, por lajmi i mirë është se nëse ndiqni një rutinë të caktuar para se të flini puçrrat do zhduken brenda natës.
Krem me permbatje “Hydrocortisone”
Nëse puçrra është e kuqe dhe me reliev, mund të thahet brenda natës nëse mbi të aplikoni krem me përmbajtje Hydrocortisone.
Këto kremra janë enkas për puçrrat aktive, por kini kujdes sepse nuk duhet përdorur në sasi të mëdha. Ky krem mund të hollojë shumë lëkurën duke nxitur shfaqjen e puçrrave të tjera. Kremrat që përmbajnë acid salicilik, acid glycolic ose benzoyl peroxide do t’ju shpëtojnë nga puçrrat e befasishme.
Aspirina e grimcuar
Aspirina është një derivat i acidit salicilik dhe mund të zbehë pamjen e një puçrre brenda natës.
Vaji i pemës së çajit
Thjesht lagni një pambuk me disa pika vaj nga pema e çajit (e gjeni në dyqan me emërtimin TeaTree Oil) dhe me të lyeni puçrrën.
MOS E PËRDORNI PASTËN E DHËMBËVE
Është e vështirë të parashikohet se si lëkura juaj do të reagojë ndaj pastës së dhëmbëve dhe për më tepër ky produkt përmban fluoride dhe methnol dhe mund të acarojnë lëkurën.
E fundit por jo më pak e rëndësishme “MBAJINI DUART LARG NGA PUÇRRAT”
Pickimi i tyre do e bëjë më të vështirë shërimin dhe kjo mund të çojë dhe në infeksion.