Mbani rrobat freskët duke aromatizuar dollapin tuaj me këta përbërës natyral!
Të gjithë i kujtojmë sapunët e fshehur nën veshjet e palosura në dollap apo shamitë e parfumosura.
Këto kanë qenë metodat natyrale të aromatizuesve sipas gjysheve, e ndonëse në treg ekzistojnë shumë produkte që kryejnë të njëjtin funksion, duket se këto natyralet na pëlqejnë më shumë!
Çfarë ju nevojitet:
Oriz dhe vaj esencial të aromës suaj të preferuar
Mënyra 1
Në një tas hidhni oriz dhe shtojini disa pika vaj esencial të aromës që preferoni (livandë, limon, bajame etj). Shtojini masës pak sheqer dhe sodë buke për të thithur aromat e pakëndshme të dollapit.
Mënyra 2
Livandoja është një bimë, aroma e së cilës është e fortë edhe kur lulja është e tharë. Bëni një buqetë të vogël me degët e livandës, e mbështillini me një copë.
Këtë të fundit mund ta vendosni midis veshjeve.
Trëndafili, vanilja, kanellë, karafil, mund të jenë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të aromatizuar dollapin apo sirtarin.