Këto janë sekretet për flokë të pastra edhe nëse i pastroni një herë në katër ditë!

Këto janë sekretet për flokë të pastra edhe nëse i pastroni një herë në katër ditë!

Një ndër gabimet e shpeshta që bëjnë shumica e femrave me flokët e tyre është pikërisht larja e shpeshtë, e cila jo vetëm që dobëson folikulën e qimes së flokut, por edhe shkatërron sebumin natyral të saj.

Ky i fundit ndikon në rritjen sa më të shëndetshme të flokëve. Dhe nëse keni flokë të yndyrshëm, problemi bëhet akoma dhe më shqetësues. Ekzistojnë tri hile për t’i larë flokët më pak se zakonisht dhe mbi të gjitha t’i keni të pastër.

1.Krihini flokët sa më rrallë me krehër druri:

Në qoftë se doni të lani flokët sa më rrallë hiqni dorë nga krehja e tyre e vazhdueshme me krehër furçë. Kjo lloj krehjeje nxit folikulat të punojnë më shpejt dhe si përfundim ato bëhen më shpejt pis.

2.Përdorni shampoo pa SLS:

Shampot me SLS (Sodium Lauryl Sulfate/Sodium Laureth Sulfate)  një agjent i dëmshëm që gjendet në shumë shampo jo vetëm që irriton skalpin e kokës dhe e than atë por ndikon gjithashtu që flokët tuaj të jenë më të yndyrshëm dhe të bëhen pis. Si rrjedhojë do të detyroheni të lani kokën shumë më shpesh se zakonisht.

3.Ndryshoni sa më shpesh këllëfët e jastëkut:

Këllëfi i jastëkut është një ndër pjesët e shtrojës që ndotet më së shpejti pasi përthith të gjithë yndyrën e flokëve dhe trupit tuaj. Si rrjedhojë e gjithë kjo yndyrë rivendoset mbi kokës. Nëse nuk doni ta gjeni veten çdo ditë nën dush, ndërroni sa më shpesh këllëfët.

Shpërndaje në: