Lëvorja e patates zgjidh çdo problem që keni me lëkurën gjatë verës
Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shfaqjen e njollave kafe, ose hiperpigmentimit të lëkurës gjatë sezonit të verës.
Mania për të marrë rreze dielli, e për të pasur atë ngjyrën çokollatë, vjen me jo pak efekte negative, dhe lëkura e fytyrës ajo që është më delikatja vuan pasojat.
Megjithatë nëse çdo mbrëmje do të vendosnit lëkurë patatesh në fytyrë, do të shihni se si shenjat e diellit do të zbehen.
Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë shfaqjen e rrudhave të reja dhe të ndriçojnë tonin e lëkurës.
Lëvorja e patates përmban enzima që kanë efektin e një zbardhuesi. Këto enzima neutralizojnë tonin e lëkurës dhe trajtojnë hiperpigmentimin.
Çfarë duhet të bëni?
Ajo që duhet të bëni është të merrni lëvoren e patates së sapoqëruar dhe ta vendosni në lëkurë. Mbulojeni lëkurën tuaj me disa copëza lëvore, dhe mbajini derisa të përthahet lagështia e patates.
Ju mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni për të përshpejtuar procesin e trajtimit të njollave kafe.
Pas disa minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe apikoni një krem.