Sony Mobile tërhiqet nga disa tregje për shkak të humbjeve
Kompania japoneze vazhdon të prodhojë telefona solidë, por e ka gjithnjë e më vështirë të mbajë hapin me pajisjet rivale nga prodhues të tjerë.
Tani sugjerohet se Sony Mobile po konsideron të braktisë disa tregje për të zvogëluar humbjet, transmeton KosovaPress.
Furnizuesi i njohur @ evleaks, i cili ka një rezultat mjaft të respektuar kur janë në pyetje informatat, Sony Mobile planifikon të mbyllë operacionet dhe zyrat e saj në Lindjen e Mesme, Turqi dhe Afrikë deri në fund të vitit.
Kompania, sipas raporteve, do të marrë këtë vendim në tetor. Edhe pse telefonat e Sony nuk kanë më praninë masive si më parë, kompania ende ka një numër të madh të tifozëve, të cilët janë duke pritur për të blerë telefona të ri.
Nëse këta tifozë bazohen në territoret nga të cilat do të largohet Sony, sipas @ evleaks, kjo me siguri se nuk do t’iu pëlqejë përdoruesve. Kjo do të thotë se vendimi i kompanisë ekskluzivisht ka karakter të biznesit, për të lënë tregjet dhe rajonet ku ju nuk fitojnë.
Mbetet të shihet nëse këto pohime do të realizohen dhe nëse Sony ka plane për të shkuar në disa tregje tjera të telefonave në të ardhmen.