“French”- manikyri klasik që nuk del asnjëherë nga moda!- Tashmë edhe me ngjyra të ndryshme
Kujdesi për thonjtë ka rëndësi të madhe pasi edhe pse mund të duken detaje të vogla, kanë shumë rëndësi për pamjen në përgjithësi!
Një prej preferencave të shumta është edhe pamja “french”, ku pjesa e sipërme e thoit është e bardhë ose në një ngjyrë tjetër dhe pjesa tjetër mbetet pa ngjyrë, pra e tejdukshme.
Në vitet ’60 doli moda e manikyrit French (maja e thonjve e lyer me të bardhë dhe pjesa tjetër me ngjyrë natyrale).
Këtë stil, padyshim të gjitha ne femrat e njohim mirë, pasi prej vitesh kjo është tendenca që ka mundur t’i rezistojë kohës dhe të ngjajë gjithnjë origjinale dhe joshëse. Shumë nga ne, ndoshta mendonin se manikyri French ishte një risi, por është mese e vërtetë fakti që moda kthehet.
Nëse kombinimi do të bëhet me të bardhën, ky model mbetet tërësisht klasik dhe preferohet më shumë nga mosha të mesme, ndërsa vajzat e reja preferojmë më tepër që pjesën e lyer ta kenë në një tjetër ngjyrë, jo të bardhë, por me ngjyra të ndryshme më të hapura, pse jo edhe duke i zbukuruar me dizajn, por vetëm në njërin prej gishtave të cilësdo dorë, për të mos qenë shumë të ngarkuar.