Muskujt e barkut mund t’i formësoni fare lehtë me këto ushtrime (VIDEO)
Ushtrimet e barkut janë shumë të rëndësishme nëse synojmë të arrijmë linja perfekte trupore. Por, jo vetëm kaq. Ushtrimet e barkut janë thelbësore për largimin e yndyrërave, shkruan Periskopi.
Kjo pasi gjithçka që ne hamë së pari akumulohet në atë zonë.
INES CELINA- Personal trainer “Let’s go gym”
Kështu pohon edhe trajnerja e fitnesit Ines Celina, e cila thotë që nga grumbullimi i yndyrërave në këtë zonë rrezikojmë organet e brendshme, të cilat kryejnë funksionet kryesore në trup.
Ushtrimet e barkut sipas saj janë të rëndësishme sidomos për gratë shtatëzëna.
Celina thotë se gjatë shtatëzanisë muskujt e barkut humbin elasticitetin duke e deformuar strukturën e barkut.
Për këtë arsye është e rëndësishme që të krijojmë një rutinë me disa ushtrime të thjeshta, të cilat mund t’i bëjmë edhe në shtëpi.
Shikoni videon më poshtë, dhe brenda një kohe të shkurtër do të keni një bark me muskuj të fortë dhe të formësuar, pa i harruar të mirat shëndetësore të cilat janë shumë./periskopi.com