Si të dukeni më të dobëta për 5 sekonda permes xhaketës!

Si të dukeni më të dobëta për 5 sekonda permes xhaketës!

Xhaketat janë veshje “must” e çdo vajze për të gjitha stinët, ajo që ju shpëton në çdo kohë, e që ngreh look-un tuaj në një tjetër nivel.

Mund të jeni me një kanatjere, një bluzë pambuku me mengë të shkurtra, por keni hedhur sipër një xhaketë, ky outfit nuk do të jetë më i zakonshëm. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që veshja e xhaketës ju imunizon nga gabimet, sepse ta kombinosh atë nuk është e lehtë. E përpos kësaj dhe gjetja e modelit që ju shkon përshtat formës së trupit, është një problem më vete.

Zakonisht minusi i vetëm i kësaj veshjeje është që duke mos ndenjur pas trupit (disa modele) ju tregon më të shëndoshë.

Megjithatë ekspertët e modës ndajnë me ne disa sekrete të vogla!

Vendosni një rrip në mes, sa herë që modeli i xhaketës j’ua lejon. Në vend të vizave horizontale zgjidhni ato vertikale dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Përthyeni mëngët !

Zona e parakrahut është pjesa më e hollë e dorës dhe duke e nxjerrë atë në pahë, do të krijoni idenë e shpatullave më të gjera (plus për ju) dhe të një trupi më të hollë.

Nuk keni asgjë për të humbur, provojeni!

Shpërndaje në: