Hiqni qafe milingonat me këtë metodë!
Koha e nxehtë vje në shtëpinë tonë së bashku me milingonat.Të tërhequra nga aroma e ushqimit këto insekte shpesh popullojnë kuzhinën dhe për shumë njerëz kthehen në një makth të vërtetë.
Sigurisht gjëja më e mirë që ju mund të bëni për të ndaluar milingonat të hyjnë në shtëpinë tuaj është duke larguar dhe mbyllyr mirë sheqerin, bukën dhe të gjithë ato lloj produktesh që i tërheqin ato.
Megjithatë, për të eleminuar mysafirët e padëshiruar jo domosdoshmërisht duhet të gjeni shpëtim tek solucionet e ndryshme pasi ekzistojnë disa mënyra efektive dhe natyrale duke shmangur kështu dhe kimikatet që ndikojnë negativisht në mjedis.
Ju mund t’i largoni milingonat me këtë metodë shumë efektive dhe natyrale!
Përbërësit: 3 gota ujë, 3 lugë gjelle kanellë dhe ½ gote me lëng limoni.
Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht kanellën duke e përzier vazhdimisht, lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
Hiqni përzierjen nga zjarri. Lëreni të ftohet dhe hidheni atë në një shishe spej.
Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni parë milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme./periskopi.com