Këto janë pesë analizat që duhet t’i bëni patjetër nëse po planifikoni një shtatëzani
1.Analizat e gjakut për sëmundje gjenetike: Në qoftë se po planifikoni të bëheni me fëmijë mjekët rekomandojnë të merrni në konsideratë të bëni analizat e gjakut për çrregullimet gjenetike si Fibroza cistike apo Tay-Sachs.
Tay-Sachs është një sëmundje e rëndë e trashëguar e karakterizuar nga çrregullime të ndryshme progresive në lëvizshmëri të fëmijës dhe prapambetje mendore, si rezultat i humbjes së meninges.
Gjashtë muajt e parë të jetës me zhvillimin e sëmundjes Tay-Sachs janë normale, por pastaj funksionet e trurit degradojnë, dhe në shumicën e rasteve, fëmijët nuk mbijetojnë deri në pesë vjet.
2.Testi i glukozës: Pacientët me diabet kanë një rrezik të rritjes së fetusit më tepër se sa që duhet gjatë shtatzënisë, si dhe të kenë një fëmijë me nivel shumë të ulët të sheqerit në gjak pas lindjes.
Nëse jeni mbipeshë ose mendoni se mund të keni diabet, është e rëndësishme të merrni në konsideratë ta bëni një test glukoze përpara se të planifikoni shtatzëninë.
3.Testi i tiroides: Një ndër testet e rëndësishëm që duhet të bëni patjetër para shtatzënisë është testi gjëndrës tiroide. Nëse vuani nga hipotiroidizmi dhe trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides që nevojitet për zhvillimin normal të fetusit, ai mund të ketë probleme me rritjen.
4.Pap testi: Pap testi është procedurë për të testuar ndryshimet kanceroze të qafës së mitrës. Përfshin marrjen e qelizave prej qafës së mitrës, në sipërfaqen e jashtme të saj, në kanalin e qafës së mitrës si dhe muret e sipërme të vaginës.
5.Testi i klamidias: Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon gratë mbi 25 vjeç të kontrollohen për klamidia çdo vit, pasi ajo mund të shkaktojë dhëmbëza në tubat fallopianë duke e bërë të vështirë për të mbetur shtatzënë më vonë.