Uthulla e mollës, “detergjenti” më i mirë për shtëpinë tuaj
Uthulla e mollës është një ndër produktet më të përdorura në të gjitha botën. Një eleksir i vërtetë i cili është pjesë e pandashme e ritualit të bukurisë dhe mirëqenies së përgjithshme.
Uthulla e mollës është përbërësi kryesor në shumë receta bukurie, dieta dhe trajtime për trupin. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo vlerash ushqyese.
Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antibakteriale dhe antiseptike, për këtë arsye mund të zëvendësojë fare lehtë larësit dhe detergjentët e ndryshëm.
Në një shishe spray shtoni 2 gota ujë dhe 1 gotë me uthull molle. Mbyllni shishen dhe përdoreni sa herë keni nevojë.
Ky larës mund të përdoret jo vetëm për larjen e xhamave por edhe për pastrimin e objekteve të ndryshme si për shembull furrën, frigoriferin, mikrovalën etj.