Bëjeni këtë test dhe kuptojeni nëse keni flokë të shëndetshme apo jo
Përdorimi i mjeteve të nxehta si pjastra apo masha, produktet kozmetike si shkuma, llaku apo bojrat mund të dëmtojnë flokët tuaj.
Për të mësuar se deri në çfarë pike janë dëmtuar flokët tuaj, do t’ju duhet vetëm një gotë me ujë dhe një fije floku.
Testi prej 10 sekondash do t’ju tregojë se sa i shëndetshëm është floku juaj. Ajo që duhet të bëni është të këpusni një fije floku me rrënjë dhe ta vendosni në gotën e mbushur me ujë.
Nëse shihni që fija pluskon mbi ujë do të thotë që flokët tuaja janë të shëndetshme, në të kundërt, nëse ajo zhytet do të thotë që floku juaj është i prirur për t’u këputur për t’u djegur shumë më shpejtë nëse përdorni pjastër, mashë apo tharëve .
E gjitha lidhet me porozitetin, strukturën e flokut që në këtë rast është si sfungjerore dhe nga thtithja e ujit zhytet poshtë. Floket normale duhet të jenë të plotë dhe fijet të mos jene me struktura mikroskopike si hojeza, gjë qe çon ne keputjen apo djegien e tyre.