Këto janë arsyet se pse shoqja juaj e ngushtë ju kupton më së miri nga të gjithë
‘’Dhe ata jetuan të lumtur, derisa…’’, derisa kuptuan që princi i kaltër apo qoftë edhe gri nuk erdhi kurrë me kalë siç thotë përralla, motor apo biçikletë.
Mirëpo një shoqe e ngushtë është gjithmonë aty për ju, kështu që nëse jeta juaj sentimentale ua shpif, të paktën keni atë në krahun tuaj.
Këto janë arsyet pse shoqja juaj e ngushtë ju kupton më mirë se të gjithë të tjerët;
Nuk keni nevojë të bëni përshtypje të mirë tek prindërit e saj:
Përse të shqetësoheni çfarë figure mund të bëni me prindërit e tij, kur prindërit e shoqes ju konsiderojnë tashmë pjesë të familjes. Me siguri ju kanë bërë fotografitë e para në festën e Abetares, mbajnë mend të gjitha rrëzimet me biçikletë dhe dhëmbët e thyer, kështu që një shqetësim më pak.
Të ka parë në momentet e tua më të vështira dhe prapë të do:
E mbani mend herën e fundit kur trokitët në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit, me sytë e fryrë dhe të përlyer nga rimeli që kullonte?
Ok, një i dashur mund të mos e kapërdijë lehtë këtë pamje tuajën, kurse për shoqen e ngushtë nuk është aspak problem.
Mund të ndash me të veshjet e preferuara:
Nëse ajo është masa juaj, përveç gjërave që ju lidhin bashkë prej shumë kohësh, mund edhe të ndani veshjet. Por, përse jo edhe çantat.
Nuk ju thotë kurrë ‘’Jo’’ kur bëhet fjalë për shopping:
Kishit një javë që planifikonit të bënit shopping me të dashurin, por në momentin e fundit u kujtua të të lajmëronte për një ndeshje futbolli?
Një shoqe e ngushtë nuk e bën kurrë këtë, përkundrazi ju lajmëron e para sa herë që ka zbritje.