Kjo mënyrë e pastrimit do t’i bëj peshqirët e butë dhe të bardhë!
Larja e peshqirëve në dukje është një proces shumë i thjeshtë! Nëse mendoni se kujdesi ndaj tyre përfshin vetëm një proces larjeje në lavatriçe, me shumë mundësi peshqiri ju ashpërson lëkurën kur fshiheni me të.
Në mënyrë që peshqirët të ruajnë butësinë për një kohë të gjatë ju duhet të dini disa hile.
Sapo të blini një peshqir duhet ta lani
Edhe pse peshqiri është i ri, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta përdorni pa e larë.
Nëse fibrat e peshqirit nuk janë të hapura, vetia përthithëse e tij nuk do të jetë maksimale, ndaj duhet që ju ta lani.
Ajo që duhet të bëni është të shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e shpëlarjes. Kjo gjë do të parandalojë ashpërsimin e fibrave.
Ekspertët rekomandojnë që peshqirët të lahen çdo 3-4 përdorime.
Peshqirët ndryshojnë në varësi të materialit dhe fibrave ndaj bëni mirë të lexoni etiketën përpara larjes!
Disa mund të kërkojnë larje me ujë të ftohtë, ndërsa peshqirët e bardhë pambuku mund t’i lani dhe në proces 90 gradë.
Mos i palosni asnjëherë peshqirët nëse janë si të lagësht apo butë sepse do të mbajnë erë myk.