“Ricikloni” syzet tuaja, perlat e bardha do t’iu japin një pamje glamuroze!
Nëse doni të keni syze të veçanta dhe elegante, nuk keni nevojë të shpenzoni, mund t’i bëni edhe vetë në shtëpi, me shumë pak mjete, në shumë pak kohë dhe me shumë pak shpenzime.
Më poshtë periskopi do t’ju tregojë një mënyrë për të “ricikluar” syzet tuaja të vjetra në syze glamuroze!
Materialet që ju nevojiten për të ndryshuar pamjen e syzeve tuaja janë:
-Syze dielli në formë rrethore
-rruaza
-ngjitës
Realizimi:
Merrni rruazat e bardha dhe filloni t’i ngjisni me ngjitës nëpër të gjithë diametrin e syzeve. Persona të njohur në botë e kanë aplikuar këtë metodë duke i shndërruar syzet e diellit në një formë unike.