Këshillat e gjysheve për mirëmbajtjen e mobileve të drurit

Këshillat e gjysheve për mirëmbajtjen e mobileve të drurit

Sipërfaqet e drurit, edhe pse janë shumë të bukura dhe i japin ambientit një ngrohtësi të pazëvendësueshme, janë të vështira për tu mirëmbajtur dhe janë të prirura për gërvishtje.

Në qoftë se dëmi nuk është veçanërisht serioz, para se të heqim qafe të gjithë mobilien, mund të përpiqeni ta “riparoni” me këshillat e gjysheve tona.

Për gërvishtjet në çdo sipërfaqe druri:

Merrni një thelb arre dhe fërkojeni sipërfaqen e gërvishur butësisht por keni kujdes pasi nëse e bëni për një kohë të gjatë sipërfaqja mund të nxihet.

Për gërvishtjet në sipërfaqe druri qershie:

Merrni një pambuk të lagur me jod dhe fërkoni sipërfaqen e drurit.

Këto mënyra si duket kanë rezultuar me sukses, nuk humbni asgjë nëse i provoni edhe ju!

Shpërndaje në: