Maskë për flokë kaçurrelë, ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve!

Maskë për flokë kaçurrelë, ushqen dhe u jep shkëlqim flokëve!

Shumë nga vajzat me flokë kaçurrelë ankohen se nuk mund të kujdesen për flokët e tyre, ndryshe nga ato që kanë flokë të drejtë.

Forma dhe volumi, i bën kaçurrelat më të “vështira” për t’i mbajtur, andaj është mirë që të përkujdeseni me maska të ndryshme, që t’i ushqeni dhe t’ju jepni shkëlqim.

Kjo është një maskë që mund ta bëni edhe vetë në shtëpi;

Përbërësit:

-1 e bardhë veze

-3-4 luge vaj ulliri ne varësi te gjatësisë se flokëve

Përgatitja:

Veçojmë të bardhën e një kokrre veze nga e verdha. Të bardhën e vezës e rrahim në një tas dhe me të lyejmë flokët. Maskën e mbajmë 20 minuta dhe kokën e mbështjellim me një kapuç plastmasë ose me një peshqir te ngrohte.

Flokët i shpëlajmë me ujë të vakët jo të nxehtë sepse uji i nxehtë i dëmton rrënjët e flokëve dhe u heq shkëlqimin. I thajmë pak me peshqir. Në një filxhan kafeje hedhim pak vaj ulliri. Me vajin e ullirit lyejmë rrënjët dhe flokët në të gjithë gjatësinë e tyre.

Vajin e ullirit e lëmë të veprojë për 15-20 minuta. I shpëlajmë flokët me ujë të ngrohtë dhe i lajmë me shampon derisa yndyra të hiqet plotësisht.

Përsëriteni ketë maske 1 ose 2 herë ne javë./periskopi.com

Shpërndaje në: