Përgatiteni vetë detergjentin tuaj natyral dhe pa kimikate, kuzhina juaj do shkëlqej!
Besojmë se të gjitha zonjat që kujdesen për shtëpinë janë të një mendimi: pastrimi i i kuzhinës është një nga punët më të vështira.
Yndyrërat e shtresuara bëjnë që shporeti elektrik, frigoriferi dhe paisjet tjera elektroshtëpiake të pastrohet me vështërsi. Sa herë që doni të pastroni, detergjentët e fortë me kimikate dhe erëra të forta bezdisin familjen tuaj.
Do t’i japim fund edhe kësaj vuajtjeje dhe për këtë nuk do t’ju duhet të blini detergjentë më.
Përgatiteni vetë në shtëpi me këta përbërës;
Lëkura e një portokalli
lëkura e një limoni
1 lugë gjelle sodë buke
100 ml uthull molle ( në mungesë mund të përdorni uthull të zakonshme)
1 lugë gjellë rozmarinë e grimcuar dhe
Një shishe spray.
Përgatitja:
Së pari duhet të qëroni portokallin dhe limonin. Në një vazo qelqi shtoni mbetjet e lëkurës së frutave të mësipërm dhe uthullën. Mund të shtoni edhe pak rozmarinë sipas dëshirës, kjo e fundit arrin të absorbojë erën e uthullës.
I lini përbërësit të treten për 5 ditë.
Më pas filtroni lëngun e përftuar dhe kalojeni nga vazoja e qelqit në një shishe spray.
Në momentin që do të lani kuzhinën hidhni fillimisht pak sodë buke dhe më pas filloni të spërkatni lëngun. Ai do të fillojë të nxjerrë flluska.
Prisni 20 minuta dhe pastroni sipërfaqen me një sfungjer të njomur në ujë të vakët.
Me këtë mënyrë do të mund të hiqni edhe njollat më të vështira në kuzhinë dhe më e rëndësishmja nuk keni përse të shqetësoheni për substancat kimike të dëmshme për shëndetin.