Për të gjitha gratë shtatëzënë!- Ky është pozicioni më i sigurtë për të fjetur
Gjatë shtatëzanisë mund të kthehet në një shqetësim edhe pozicioni në të cilin gruaja duhet të flejë. Të gjitha kemi një pozicion të preferuar gjatë gjumit, por nëse jeni duke pritur një fëmijë ai mund të mos jetë i duhuri.
Atëherë si duhet të flejë një grua shtatëzanë?
Gjatë javëve të para të shtatëzanisë nuk mund të specifikojmë një pozicion gjumi që mund të jetë më i miri, por gjithsesi do të ishte mirë të fillonit të praktikoheshit për të fjetur në atë që do të ishte i duhuri për javët në vazhdim.
Anash
Nisur nga kjo duhet t’ju udhëzojmë të flini në pozicion anësor, dhe konkretisht në atë majtas dhe me gjunjët e përthyera.
Në këtë moment do t’ju vinin në ndihmë edhe disa jastëkë që mund t’i vendosni mbrapa shpinës ose midis këmbëve.
Të fjeturit në këtë pozicion do të pengojë shtypjen e venës kava (një prej dy venave më të mëdha të qarkullimit të gjakut), e cila sjell gjakun nga gjymtyrët e poshtme drejt zemrës nga ana e fëmijës.
Gjithashtu edhe uterusi në këtë rast nuk do të shtypë mbi mëlçi, pa harruar të përmendim edhe faktin se qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë duke bërë që tek fëmija, veshkat dhe uterusi të shkojë një fluks më i madh gjaku.
Pozicioni në shpinë
Mjekët theksojnë se gruaja nuk duhet të flejë në shpinë, sidomos gjatë trimestrit të dytë dhe të tretë, kjo pasi është diçka e rrezikshme dhe mund të shkaktojë edhe vdekje fetale.
Gjithashtu në këtë rast edhe fetusi nuk do të merrte zhvillim të mirë. Përsa i përket shëndetit të nënës ky pozicion do të ndikonte në rritjen e presionit të gjakut si dhe obezitetit.