Lëkurën e errët në zonat e nënsqetullave mund ta trajtoni me këta përbërës natyral

Lëkurën e errët në zonat e nënsqetullave mund ta trajtoni me këta përbërës natyral

Një nga problemet me të shpeshta me të cilin përballen femrat është errësimi i lëkurës e zona e sqetullave është ajo me e prekura!

Mund të jetë rutina e gabuar e kujdesit të lëkurës, zakonet e këqija apo gjendjet shëndetësore ato që hiperpigmentojnë lëkurën në këtë pjesë të trupit, por për fat ju mund ta trajtoni në kushtë shtëpie këtë problem, pa u shqetësuar fare!

Disa metoda natyrale

Patatet përmbajnë një acid të butë që mund të ndihmojë në zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrlae. Ajo që duhet të bëni është të prisni një fetë patate dhe ta lini për 30 minuta në zonën e errët të lëkurës. Përsëriteni këtë çdo ditë për rezultate të dukshme në vetëm dy deri në tre javë.

Trangulli
Trangulli gjithashtu përmban një acid të butë që mund të ndihmojë zbardhjen e lëkurës në mënyrë natyrale pa shkaktuar ndonjë acarim. Veç fetave të trangullit që mund t’i vendosni direkt në lëkurë ju mund të përgatisni gjithashtu një maskë me pak shafran Indie dhe lëng limoni. Masazhoni lëkurën me këtë pastë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë gjë për një javë.

Limon
Limoni jo vetëm që përmban acid natyral zbardhues, por ka dhe agjentë antiseptikë dhe antibakterialë. Lëngu i limonit ka tendencën për të tharë lëkurën tuaj, prandaj sigurohuni që të përdorni krem hidratant pas përdorimit të tij.

Shpërndaje në: