Cilat janë pesë ndryshimet më të çuditshme që i ndodhin trupit gjatë shtatëzanisë?!

Cilat janë pesë ndryshimet më të çuditshme që i ndodhin trupit gjatë shtatëzanisë?!

Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, trupi i gruas do të kalojë nëpër ndryshime të shumta, dhe shumica e tyre janë mëse normale.

Më poshtë janë të përmbledhura disa nga ndryshimet më të çuditshme që gratë përjetojnë gjatë fazave të ndryshme të shtatzënisë, por që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ndjeshmëri ndaj dritës
Ju duket sikur verboheni nga drita? Kjo mund të ndodhë vërtetë, në mënyrë figurative! Gjatë shtatzënisë ju mund të jeni shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe do të ndjeni nevojën të mbani syze dielli edhe në hije apo në ambiente që dielli nuk është shumë i fortë.

Njolla në lëkurë
Këto njolla kafe që shkaktohen nga çrregullimet hormonale mund të shfaqen në zonën poshtë gjoksit, në fytyrë, në qafë, në zonën e sqetullave dhe stomakut.

Flokë që këputen lehtë
Sërish falë ndryshimeve hormonale, flokët tuaja mund të këputen më lehtë, të thahen dhe t’ju bien më shumë se zakonisht ! MOS u shqetësoni, është mëse normale.

Hija blu në lëkurën përreth organit gjenital

Nëse lëkura rreth vaginës merr një ngjyrë në nuancat e blusë, ju nuk po imagjinoni! Kjo mund të ndodhë vërtetë.

Shpërndaje në: