Disa gjëra që duhet t’i dini nëse keni vendosur t’i mbushni vetullat me teknikën “Mikroblading”

Disa gjëra që duhet t’i dini nëse keni vendosur t’i mbushni vetullat me teknikën “Mikroblading”

Mikroblading është një teknikë kozmetike e avancuar shumë e përhapur vitet e fundit e cila ka zëvendësuar teknikën e bërjes së vetullave tatuazh.

Nëse më parë, vetullat e lyera me bojë ishin shumë larg natyrales, tashmë në qendrat estetike kanë filluar të aplikojnë metoda më bashkëkohore.

Mbjellja e vetullave ose bërja tatuazh me fije po përhapet në masë, por nëse vendosni ta bëni një gjë të tillë duhet të siguroheni se sa e shëndetshme është kjo gjë për ju!

Këto janë 5 gjërat që duhet t’i dini përpara se të mbillni vetullat ose t’i bëni tatuazh.

Mikroblading nuk është një metodë e përhershme, ndonëse estetistet mund t’ju thonë një gjë të tillë. Mund të zgjasë nga 4 javë deri në 36 muaj.

Jo të gjitha femrat mund t’i bëjnë vetullat tatuazh. Nëse keni lëkurë të yndyrshme vuani nga ekzema apo psoriaza nuk mund ta bëni një trajtim të tillë.

Jo të gjithë mund ta bëjnë një procedurë të tillë, ndaj siguroheni që personi është kualifikuar për një shërbim të tillë.

Është normale që në fillim vetullat t’ju duken shumë të errëta pasi janë tepër të pigmentuara. Ngjyra zbehet me kalimin e kohës dhe pamja juaj do të jetë më natyrale

Shpërndaje në: