Veshjet e mëdha ideale për femrat shtatëshkurtë dhe të dobëta

Veshjet e mëdha ideale për femrat shtatëshkurtë dhe të dobëta

Femrave shtatshkurtër u duhet të kthejnë xhinset, të palosin bluzat dhe të mos veshin gjëra shumë të mëdha pasi të krijojnë idenë sikur i ka përpirë veshja.

Të paktën kështu është besuar deri më tani, por me këto këshilla dhe ide që do i ndajmë me ju çdo vajzë e shkurtër apo e imët do të mund të vishet me rroba maxisize (të mëdha) dhe të mos e humbas feminilitetin.

Balanconi veshjet
Sekreti qëndron tek harmonia dhe balanca e copëzave! Nëse ju vishni një bluzë oversize, duhet të siguroheni që pantallonat të jenë të ngushta! E njëjta gjë vlen edhe për fustanet e leshta, duhet të kombinohen me çizme të gjata.

Rripi, miku juaj më i ngushtë
Bluza të gjëra të leshta, fustane XL kur masa e trupit tuaj është XS!Rripi i lidhur rreth belit do të bëjë që ju mos të dukeni të zhytura në një “thes”.

Ruani detajet femërore
Çdo veshje maxisize mund të duket pak mashkullore, ndaj gjëja më e mirë që mund të bëni është që veshja juaj të ketë të paktën një detaj femëror.
Pantallonat me bel të lartë dhe bluzat e gjëra përbëjnë një kombinim ideal për vajzat shtatshkurtër.
Palosni bluzat e gjëra dhe mos lejoni që bluza t’ju varet lirshëm, pasi do t’ju mbulojë duke ju bërë  të dukeni edhe më të shkurtra.

Shpërndaje në: