Eliminoni rrathët e zinjë poshtë syve me metoda natyrale…
Rrathët e zinjë poshtë syve shfaqen po thuajse tek secila femër të paktën një herë në jetë.
Arsyet pse formohen janë të ndryshme, stresi, lodhja dhe mungesa e gjumit janë arsyet më të shpeshta.
Ne do t’ju prezantojmë këto metoda natyrale
Përdorni feta trangulli. Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.
Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë. Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.
Përdorni patate. Grini një patate. Mbajeni për 30 minuta me sy të mbyllur. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.
Përdorni një lugë të ftohtë. Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.
Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol. Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt.
Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.