Me këto këshilla do ta mbani grimin “të freskët” gjatë tërë ditës

Me këto këshilla do ta mbani grimin “të freskët” gjatë tërë ditës

Shumica e vajzave e njohin mirë situatën kur grimi bie e prishet, me të dalë nga shtëpia, sidomos kur temperaturat janë të nxehta.

Një pjesë zgjedhin të mos e përdorin fare në ditët e nxehta (dhe mirë bëjnë) por për ato që janë bërë të varura, ngelet një problem i vazhdueshëm.

Ndalu një moment për të lexuar këto këshilla sepse në këtë mënyrë, grimi do të të zgjasë disa orë më shumë nga sa të duhet.

  1. Përdor gjithmonë kremin hidratues përpara krem pudrës
  2.  Aplikoje krem pudrën gjithnjë me ndihmën e një sfungjeri ose peneli, asnjëherë me gishta. Gjithashtu, zgjedh një krem që reziston më shumë.
  3.  Që edhe buzëkuqi të mos prishet e zbehet, lyej së pari buzët me një laps të së njëjtës nuancë e më pas vendosni buzëkuqin.
  4.  Meqenëse qerpikët janë gjithnjë të rëndësishëm, përdorimi i kthyeses së qerpikëve, këshillohet gjithmonë!
  5. Në fund të të gjithë hapave, fiksojeni grimin me ujë termal në formë sprej. Këtë gjë mund ta bëni 2-3 herë gjatë ditës në mënyrë që fytyra të duket e freskët!

Shpërndaje në: