Hiqni dorë nga lapsi, përdorni këto vajra dhe do të keni vetulla të plota

Hiqni dorë nga lapsi, përdorni këto vajra dhe do të keni vetulla të plota

Vetullat e plota i japin fytyrës suaj një pamje tejet tërheqëse, por me vetulla të trasha nuk mund të nënkuptoni vetullat e lyera me laps. Nëse vetullat tuaja janë shumë të holla, mos u shqetësoni sepse ju mund ta zgjidhni këtë problem me ndihmën e disa metodave natyrale në shtëpi. Hiqni dorë nga lapsi i vetullave dhe filloni të përdorni këto vajra.

1.Vaj Kokosi
Zhyteni pambukun në vaj
Vendoseni pambukun në vetullat tuaja.
Mbajini vetullat me vaj gjithë natën dhe pastrojini në mëngjes.
Ju mund të përdorni vajin e kokosit çdo ditë, por edhe përdorimi disa herë në javë i tij jep rezultate të konsiderueshme.
Vetullat tuaja përbëhen nga proteinat. Vaji i kokosit zvogëlon humbjet e proteinave dhe i bën vetullat tuaja më të forta. Acidi jalurik i pranishëm në të vepron si një agjent anti-mikrobial, duke parandaluar infeksionin e gjëndrave të flokëve.

2.Vaj Ulliri
Vaj ulliri ekstra i virgjër.
Merrni një pikë vaj ulliri në majat e gishtrinjwve tuaj dhe masazhojeni atë në vetullat tuaja.
Mbajeni për 1-2 orë dhe fshijeni nga vetullat me ujë dhe leckë të pastër.
Duhet bërë të paktën një herë në ditë për të parë rezultate brenda disa javëve.

3.Vaj Bajamesh
Masazhojeni vajin në vetullat tuaja duke kryer lëvizje rrethore.
Mbajeni atë gjatë gjithë natës dhe lajeni në mëngjes.

Shpërndaje në: