A varet sasia e qumështit nga madhësia e gjoksit të nënës?

A varet sasia e qumështit nga madhësia e gjoksit të nënës?

Nëse mendoni se femrat me gjoks të madh prodhojnë më shumë qumësht, gaboni!

Në fakt, sasia e qumështit prodhohet nga gjëndrat e gjirit, nuk varet dhe nuk shkon në proporcion të drejtë me madhësinë e këtij të fundit !

Në kundërshtim me besimin popullor, madhësia e thithave tuaja nuk është përcaktuese në sasinë, trashësinë apo cilësinë e qumështit.

Sipas ABA (Australian Breastfeedind Association) thithat vijnë në të gjitha format, ngjyrat dhe madhësitë, por funksioni i tyre mbetet i njëjtë. Madhësia e gjinjve të një gruaje, nuk pasqyron aftësinë e tyre për prodhimin e qumështit.
Gjidhënia nuk mësohet në asnjë libër, por praktika dhe intuita e nënës janë ato që të tregojnë sa pranë duhet ta mbash foshnjën, si duhet qëndruar , ulur apo shtrirë etj.
Gjinjtë janë të përbërë prej indeve yndyrore, indeve të gjëndrave dhe indeve lidhëse.

Qumështi prodhohet gjatë periudhës së laktacionit, në grumbujt e alveolit, të gjendura në brendësi të gjëndrave, pra jo në indet dhjamore të gjirit. Nga gjëndrat dalin kanalet e qumështit, i cili përmes këtyre të fundit del nga çarjet e vogla të thithave. Pra mund të ndodhë që një grua me gjinj të masës 2 të prodhojë mjaftueshëm qumësht , ashtu si një grua me gjinjtë e mëdhenj të detyrohet ta ushqejë foshnjën me qumësht formulë, pasi asaj vetë nuk i vjen gjiri.

Shpërndaje në: