Gabimet që duhet t’i shmangni, për ta parandaluar varjen dhe plakjen e parakohshme të gjoksit

Gabimet që duhet t’i shmangni, për ta parandaluar varjen dhe plakjen e parakohshme të gjoksit

Për fatin e keq të femrave gjoksi plaket dy deri në tri vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal.

Të gjithë fajin e ka kolagjeni, proteina e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm. Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë.

Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën. Mos u gënjeni nga asnjë produkt apo truk, pasi asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin!

Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet. Megjithatë ne do të ndajmë më ju disa veprime që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit, ndaj keni kujdes.

  1. Dietat drastike bëjnë që të humbni peshë për një kohë të shkurtë, humbja drastike e peshës ndikon automatikisht në varje të lëkurës. Shmangni ndryshimet e tilla.

2. Pirja e duhanit shkakton reduktim të qarkullimit të gjakut, e cila qon në mos furnizimin e duhur të trupit me oksigjen, gjë e cila refletktohet me humbje të                elasticitetit dhe krijimin e rrudhave.

  1. Mos hidratimi i lëkurës me kremëra. Gjithnjë kur aplikojmë krem në fytyrë qoftë hidratant apo me faktorë mbrojtës, nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë.

Shpërndaje në: