Riktheni shkëlqimin flokëve tuaj me LIMON!
Një nga substancat më të përdorura në sektorin e industrisë, që nga ushqimi e deri te kozmetika, është acidi citrik. Është një acid natyral që përftohet prej agrumeve.
Gjendet te domatet, portokaj dhe limonë në një formë myku, por kryesisht përftohet nga limoni.
Falë vlerave të tij, acidi citrik regullon pH-në dhe aromën e prodhimeve të ndryshme. Përdoret gjithashtu për ruajtjen e ushqimeve të konservuara dhe ëmbëlsirave.
Shumë i rëndësishëm është përdorimi i tij edhe për flokët sepse vitamina C që gjendet në lëng, i forcon flokët, shërben si një balsam për t’iu dhënë flokëve shkëlqim dhe dritë, sidomos flokëve kaçurrelë.
Shtrydhni një limon në një enë, masazhoni skalipin e kokës dhe flokët me lëng për rreth 5 deri në 10 minuta, pastaj shpërlani me një shampo të butë.