Shtatëzania “jashtë mitrës”, gjithçka që duhet të dini!
Barra ekstrauterine apo njohur ndryshe në gjuhën e përditshme si shtatzënia jashtë mitre është rezultat i një deficiti në fiziologjinë e sistemit riprodhues që lejon që zigota e ngjizur të implantohet dhe të maturohet jashtë endometrit, e cila përfundon ne vdekjen fatale të fetusit dhe behet një situate e rrezikshme dhe për jetën e gruas kur diagnoza dhe trajtimi bëhen vonë.
Ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ne vitin 1970, 4.5 raste ne 1000 shtatëzani mund të ndodhte që mjekët të trajtonin deri në 4 shtatëzani jashtë mitre, ndërkohë në ditët e sotme ky numër është rritur 6 here me shume. Takohet 1 rast ne 40 shtatëzani ose 25 raste në çdo 1000 shtatëzani.
Faktorët e rrezikut sipas doktorrëve janë këto;
Mosha mbi 35 vjeç.
• Histori për kirurgji pelvike, abdominale, aborte të një pas njëshme.
• Histori për SIP, endometriozë.
• Konceptim qe ndodh pavarësisht ligimit tubar dhe DIU.
• Konceptim i nxitur nga medikamentet fertilizuese ose procedurat.
• Duhanpirja.
• Anomalitë anatomike te uterusit (forma T, uterus bicornual, tumore uterine, fibromiona).
• Anomali strukturale ne tubat e Fallopit.
• Histori e mëparshme për GEU.
• Histori e mëparshme për SST si gonorreja ose klamidia, më shumë se 2 partner.
• Ekspozimi ndaj DES.
Shkaqet
• Inflamacioni dhe dëmtime te tubave te Fallopit nga gjendje mjekësore të mëparshme si infeksioni ose kirurgjia.
• Faktorët hormonal.
• Anomalitë gjenetike.
• Defektet ne lindje.
• Gjendje mjekësore që dëmtojnë tubat e Fallopit, organet riprodhuese.
Shenjat dhe simptomat
Tri shenjat klasike klinike përfshijnë:
1. Dhimbje abdominale
2. Amenorre
3. Hemorragji vaginale
Ne 50% te rasteve pacientet paraqiten me te tri simptomat.
Simptoma të tjera janë:
• mundim / të vjella
• lëvizje fetale te dhimbshme
• lodhje dhe dobësi trupore
• temperaturë
• arrest kardiak