Bëjeni furrën tuaj të re duke e pastruar me këta përbërës

Bëjeni furrën tuaj të re duke e pastruar me këta përbërës

Të gjithëve na ka ndodhur të harrojmë një tavë në furrë, e kjo e fundit të digjet, ushqimi të derdhet të vlojë duke e ndotur furrën në atë pikë sa ju të mendoni se nuk do të pastrohet kurrë !

Natyrisht, pastrimi i furrës kthehet në një domosdoshmëri, pas “incidenteve” të tilla, pasi në të do të piqni sërish pa e pastruar do të digjet edhe më keq !

Nëse nuk dëshironi të “mbyteni” teksa pastroni furrën me detergjentët e ndryshëm plot me kimikate, provoni këtë pastë natyrale që do të shkëlqejë furrën tuaj sikur të ishte e re.

Ajo që ju nevojitet është ujë, sode buke,uthull, një enë e cila mund të futet në furrë dhe të durojë nxehtësinë dhe një sfungjer.

Përzieni dy gota ujë me 3 lugë sodë buke dhe dy filxhanë uthull molle. Merrni një sfungjer dhe me të spërkateni këtë përzierje në sipërfaqen e sobës.
Pjesën e mbetur futeni në furrë dhe ndizeni furrën për 45 minuta në 100 gradë.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë do të shihni sa me lehtësi me ndihmën e një lecke do të pastrohet furra.

Shpërndaje në: