Leon 2017 është modeli më i ri i veturës nga Seat (Foto)
Sipas drejtorit të “SEAT Design”, Alejandro Romanos, SEAT është një model atraktiv dhe nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në të, thjesht ka nevojë për riforcim dhe rifreskim. Sipas tij, modeli më i ri vjen me një dizajn më të mprehtë dhe harmonik.
Sa i përket sigurisë, ky model vjen me teknologjinë e fundit si: Traffic Jam Assist, Lane Assist, ACC, Adaptive Cruise Control, Pedestrian Protection System, Electric Parking Brake dhe Identifikuesin e Shenjave të Trafikut.
Sa i përket performancës, modeli i ri vjen me motor të ri 1.6 TDI me 85kË / 115 PS dhe modeli Leon ST 4Drive 2.0 TDI 110 kË / 150 PS, me transmision automatik DSG me 7 shpejtësi, transmeton Express. Motorët tjerë TDI janë 1.6 litër me 90 kf deri te ai 2.0 litër me 184 TDI.
Sa i përket motorëve me benzinë ata vijnë me fuqi nga 110 deri në 180 kf. Motori i ri 1.0 litër TSI me tre cilindra prodhon 115 kf. Po ashtu, modeli i ri vjen edhe me motorin 1.4 litër me gaz natyror të kompresuar (Plin).
Sa i përket ndërruesit të shpejtësive ju mund të zgjidhni atë manual me pesë dhe gjashtë shpejtësi, si dhe atë automatik me friksion të dyfishtë me shtatë shpejtësi.