“Allo” ofron iPhone 7 falas, me një kusht
Kjo kompani premton një iPhone 7 falas, për personat që ndryshojnë emrin në
“Sim iPhone”. Por kjo ofertë e publikuar para disa ditësh, është e vlefshme për pesë klientët e parë të cilët do arrijnë që të tregojnë identitetin e tyre të ri, shkruan noa.al.
Mjafton që të dërgohet një fotografi e dokumentit të identifikimit ku tregohet ndryshimi i emrit në “Sim iPhone”, dhe klientët do të marrin një aparat iPhone 7 falas, me ngjyrë të zezë.