Këto janë veturat më të mira të këtij viti
Ata kanë krijuar një listë të veturave më të mira, të cilat disa prej tyre gjenden edhe në tregun europianë.
Në listën e ashtuquajtur Consumer Reports Top Picks përfshihen modelet e të gjitha segmenteve, transmeton Koha.net. Përzgjedhja e këtyre modeleve është bërë në bazë të rezultateve të testeve gjithëpërfshirëse, testit të sigurisë si dhe testit të përplasjes.
Consumer Reports këtë vit ka përzgjedhur 10 veturat më të mira, shtatë prej të cilave janë nga Japonia dhe një nga Korea. Dy të tjera janë nga Amerika dhe asnjë nga Europa.
Në vijim po ju paraqesim listën e veturave më të mira në Amerikë:
Vetura më e mirë e madhësisë së mesme: Toyota Camry
Vetura më e mirë e vogël: Honda Fit/Jazz
Vetura Compact më e mirë: Subaru Impreza
SUV më i mirë luksoz: Lexus RX
Vetura sportive më e mirë me çmim deri në 40 mijë dollarë: Mazda MX-5
SUV më i mirë i vogël: Subaru Forester
SUV më i mirë i madhësisë së mesme: Kia Sorento
Furgoni më i mirë: Toyota Sienna
Pick-up më i mirë: Ford F-150
Vetura më e mirë e madhe: Chevrolet Impala