Befasuese çfarë bëri ky mjek, e transformoi krejt spitalin me shpenzime të veta

Befasuese çfarë bëri ky mjek, e transformoi krejt spitalin me shpenzime të veta

Mjeku neurolog Roel Zoga, i cili punoi për disa vjet në spitalin Rajonal të Fierit, ka lënë një trashëgimi shumë të pasur në pavionin ku punoi.

Ai për disa vjet ka shpenzuar paratë e tij duke rregulluar komplet katin e tretë të godinës së spitalit.

Përfshirë korridorin, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj.

“Teksa i kemi parë këto ambiente, kemi pyetur infermierët të cilët ndodheshin në punë në atë moment dhe na kanë treguar se këto rregullime i ka bërë mjeku pasionant Roel Zoga, i cili gëzonte respektin e të gjithëve. Ata na treguan se mjeku Zoga, i ka financuar këto punime pak e nga pak, sa herë merrte rrogën ai bënte diçka në katin e tij të punës. Por t’i mbledhësh të gjitha së bashku, bëhet një shumë tepër e konsiderueshme”, shkruan portali “Fierisot.com”.

 

Shpërndaje në: