Ford do të ndalojë së prodhuari këto modele (Foto)
Royters raporton se rreth 13 mijë punëtorë do të mbesin pa punë, por nuk bëhet e ditur pse po bëhet kjo ndërprerje dhe sa do të zgjatë, transmeton Telegrafi.
Njohësit e makinave kanë thënë se shitjet e dobëta të makinave gjatë këtij viti dhe gjysmës së dytë të vitit 2015, janë motivi i pushimit të aktiviteteve.
Mirëpo, të tjerë thonë se janë pikërisht këto modele që kanë pasur shitje të kënaqshme.
Sidoqoftë, Ford F-150, Escape, Lincoln MKC, Fuksion, Fiesta dhe MKZ përkohësisht do të jenë jashtë prodhimit. /Telegrafi/