Mercedes mund të dënohet me 3.7 miliardë euro
Pasi autoritetet gjermane ndaluan përdorimin e agregatit 1,6 litra dizel në Mercedes Vito, njohuritë e reja tregojnë se Daimler në motorët e tij ka përdorur të paktën pesë pajisje të ndryshme për manipulimin e rezultateve të testeve
Këtë informacion e sjellin gazetat gjermane Bild dhe Sontag, duke iu referuar burimeve nga Administrata federale gjermane për komunikacion.
Mercedes-Benz ka tërhequr modelin Vito në Gjermani për shkak të softuerit ilegal, ndërsa tash pritet tërheqja edhe e 600.000 automjeteve kryesisht të klasës C dhe G.
Nëse shpallet fajtor, Daimler mund të dënohet me pesë mijë euro për çdo automobil. Deri më tash softueri është gjetur në 750.000 vetura, që do të thotë se kompaninë e pret dënimi prej rreth 3,7 miliardë euro.