Microsoft blen GitHub për 7.5 miliardë dollarë
Gjiganti Microsoft ka blerë platformën GitHub ku zhvilluesit mblidhen për të vendosur kodet e programit dhe t’i shohin ato.
GitHub u lansua në San Francisko në vitin 2008 dhe pas investimit të parë të huaj më 2012, ai filloi të rritet me shpejtësi, transmeton KosovaPress.
Tani ka rreth 27 milionë programues nga e gjithë bota duke përdorur këtë platformë për shkëmbimin e kodeve dhe zhvillimin e ideve.
Projektet me burime të hapura janë falas, ndërsa disa zhvillues dhe kompani paguajnë për qasje në bazën e të dhënave të kodeve.
Microsoft njoftoi sot se pret të përfundojë një marrëveshje deri në fund të vitit, për të cilin GitHub do të paguajë 7.5 miliardë dollarë në aksione.