Apple aprovon përditësimin e Telegram në App Store

Apple aprovon përditësimin e Telegram në App Store

 

Apple dha dritën jeshile për përditësimin e aplikacionit Telegram një ditë pasi ekzekutiv i platformës së komunikimit u ankua publikisht.

Pavel Durov tha në rrjetin social Twitter se Apple kishte bllokuar përditësimin e Telegram në iOS.

Ky bllokim ishte që nga muaji Prill ndërsa Apple i ka rezistuar presionit Rus për ta hequr nga dyqani i aplikacioneve.

Pa një përditësim, një pjesë e veçorive më të fundit të Telegram nuk funksionin në iOS.

Kështu Telegram në mënyrë indirekte nuk kishte përmbushur dot kërkesa e ligjit të ri Evropian GDPR.

Nëse ndalimi do ti kishte qenë i përhershëm, Telegram gradualisht do të ishte bërë i pasigurte për tu përdorur.

 

Shpërndaje në: