Ilaçi natyral për kollën dhe bronkitin
Infeksionet virusale e shkaktojnë bronkitin, i cili faktikisht është inflamacion i mushkërive. Për shkak të kësaj gjendje, njerëzit ballafaqohen me koll të vazhdueshëm dhe mund të zgjasë mbi dy javë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në vend se të përdoren antibiotikët për shërimin e këtyre sëmundjeve, në këtë artikull do të mësoni për ilaçin e mahnitshëm natyral që e ndihmon organizmin t’i luftojë sëmundjet e ndryshme, pa ndonjë efekt të padëshiruar anësorë.
Përbërësit: 250 ml qumësht, një lugë gjelle gjalpë, një lugë gjelle mjaltë, një gotë të verdhë të vezës dhe ¼ e lugës së gjellës me sodë buke.
Fillimisht e vloni qumështin dhe e lini të ftohet në temperaturë dhome. Pas kësaj, ia shtoni gjalpin dhe mjaltën. I përzieni të gjithë përbërësit dhe ia shtoni vezën me sodën e bukës.
Ky ilaç është tejet efektiv kundër kollit, bronkitit dhe mund ta përdorin edhe fëmijët. /Telegrafi/