Dorëzohet Google, heq dorë nga shitja e tabletëve Android
Nuk është sekret se tabletët Android kurrë nuk kanë pasur shumë sukses në treg dhe prodhuesit kishin probleme me shitjet e dobëta dhe mungesën e aplikacioneve të dizajnuara për ekranet më të mëdha.
Edhe Google e njeh këtë gjendje, dhe kompania ka hequr pjesën për tabletë nga faqja zyrtare e Android, transmeton KosovaPress.
Me një ndryshim kaq të madh, mbetet të shihet nëse OEMs, të cilët ende prodhojnë tableta Android, do të kenë sukses në të ardhmen.
Për ata që pëlqejnë ekranet e mëdha, të cilat zakonisht gjenden në tableta, Google po punon ende për të bërë aplikacionet Android të punojnë në platformën e OS Chrome dhe madje edhe më mirë, Chrome OS punon tani në formatet e tabletëve.