Zbulohet se sa para kushton prodhimi i një veture Tesla Modeli 3

Zbulohet se sa para kushton prodhimi i një veture Tesla Modeli 3

Edhe pse Tesla ka shumë probleme me vonesat në prodhim dhe humbjen e parave, Modeli 3 është ende shumë fitimprurës për kompaninë.

Bazuar në deklaratën e inxhinierëve ndërtimi i një automjeti kushton rreth 28,000 dollarë amerikan.

Kjo përfshin 10,000 dollarë kostot e prodhimit dhe 18,000 dollarë për materialet. Duke pasur parasysh se Tesla ende nuk është duke shitur versionin më të lirë prej 35,000 dollarësh, kompania është shumë fitimprurëse për çdo shitje të Modelit 3.

Ky fitim është arritur në masë të madhe për shkak të paketimit të baterive në këtë automobil, të cilat përdorin dukshëm më pak kobalt se sa është rasti me konkurrencën e Teslës.

Shpërndaje në: