Metoda e parandalimit të rënies së flokëve përmes kafesë
Rënia e flokëve është një ndër problemet më të mëdha në botë, për të cilën vazhdimisht po kërkohen trajtime të ndryshme.
Ndërsa, një forum i mjekësisë popullore, siç duket ka gjetur njërin nga trajtimet, e madje mjaft të përballueshme. Metoda është e thjeshtë, gjithçka që ju nevojitet është 1 lugë kafe të përgatitur (e freskët), 1 filxhan me ujë dhe 5 lugë çaji pluhur këne.
Hidhni ujë në një tigan dhe e vëjeni në vlim. Pasi të fillojë të vlojë, vendose pluhurin e kafese në të. Sapo të përgatitet kafeja, fikni nxehësen dhe lejeni të ftohet pak. Tani në një tas xhami, vendosni pluhur këne. Shtoni kafenë ngadalë dhe filloni ta përzieni.
Pasi pasta të jetë gati, aplikojeni në të gjithë seksionin tuaj të flokëve. Duhet të filloni nga rrënjët dhe të përfundoni deri tek fijet e flokut. Pasi ta keni kryer procedurën, mbulojeni kokën me kapelë dushi dhe lejeni të qëndrojë për 3-4 orë
Shpëlalejni më pas kokën me një shampo bimore dhe ujë të vakët. Mos harroni të aplikoni kondicioner tërësisht. Së fundi, lani kokën me ujë të ftohtë dhe lejeni të thahet në ajër.