Adoleshentët po e braktisin Facebook’un në masë të madhe

Adoleshentët po e braktisin Facebook’un në masë të madhe

 

Numri i përdoruesve që janë adoleshentët të Facebook ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015, derisa po vazhdojnë të jenë prezentë në YouTube, Instagram dhe Snapchat.

Këto të dhëna janë treguar nga një studim i Qëndresë të Hulumtimit “Pew” , e cila merret me hulumtime që lidhen me politikat e Shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA), mediave dhe impaktit shoqëror. Sipas studimit vetëm 51 për qind  e individëve prej moshës 13 deri 17 vjeç në SHBA po përdorin Facebook, që është një dallim dramatik prej 71 për qind sa e kanë përdorur prej vitit 2015e deri më tani.

Në këtë vit, studimit tregon, Facebook  po përdoret dukshëm më pak, se sa rrjetet e tjera sociale si YouTube (85%), Instagram (72%) ose Snapchat (69%).

Në studimin e mëhershëm të vitit 2015, këto rrejte ishin përdorur më pak se Facebook.

52 për qind patën thënë asokohe se përdorin Instagramin dhe 41 për qind Snapchat. Youtube nuk ishte përfshirë në studimin e 2015-ës.

Këto shifra tregojnë po ashtu se rënia e përdorimit të Facebook ka ndikuar edhe në të hyrat e kësaj kompanie që sipas “Pew” kanë rënë për 30 mijë dollarë në vit.

Studimi tregon se ka edhe dallime gjinore sa I përket përdorimit. Për shembull, vajzat janë më të prirura që të përdorin Snapchat diku 42 për qind derisa djemtë Youtube, diku 39 për qind. Adoleshentët me ngjyrë në SHBA janë identifikuar se përdorin Facebook më tepër, diku 26 për qind, siç raporton “The Guardian”.

 

Shpërndaje në: