Studimi shkencor: Obeziteti apo mbipesha shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës
Gratë të cilat janë me mbipeshë apo obeze janë të rrezikuara nga rritja e sëmundjeve kardiovaskulare, sugjeron një studim i ri.
Studimi ka analizuar gjendjen shëndetësore të 90, 257 grave në Amerikë mbi moshën 30 vjeçare.
Ato me peshë të tepërta ishin më të afta të kishin një goditje në tru apo sulm në zemër, edhe nëse kishin presion normal të gjakut, kolesterolin dhe nuk kishin diabet.
Studiuesit thanë se “obeziteti është i keq për shëndetin e njeriut”.
Obeziteti rrit faktorët e sëmundjes kardiovaskulare të tilla si shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli dhe diabeti.
Gratë të cilat kanë një peshë normale por një metabolizëm jo të shëndetshëm janë të rrezikuara dy herë më shumë të zhvillojnë sëmundjet kardiovaskulare se sa gratë që kanë të njejtën peshë por janë të shëndetshme metabolikisht.
Ky studim është publikuar në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology”./Periskopi/